Sfida e ardhshme e Samsung: Kufjet që formojnë varëse

Teknologji

Sfida e ardhshme e Samsung: Kufjet që formojnë varëse

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 00:09

Pas lançimit të Samsung Gear S, kësaj kompanie i mbetet vetëm diçka për të prezantuar; kufjet të cilat bashkohen të dyja për të formuar një varëse. Kjo e fundit dridhet kur dikush është duke na telefonuar. Pajisja e teknologjisë së fundit quhet Gear Circle.

Gear Circle mund të lidhet me një smartfon për të marrë telefonata dhe për të dëgjuar muzikë, e ngjashme me kufjet që përdorim aktualisht. Por ajo çka është e re është sistemi magnetik i mbylljes i cili i kthen kufjet në një varëse kur ato nuk janë në përdorim. Duke i lidhur kufjet me telefonin tuaj përmes Bluetooth-it ju do të jeni në gjendje të jepni komanda zanore apo të merrni telefonata. Më pas e përdorni atë si një gjerdan që zbukuron qafën tuaj.

Ndërkohë që akoma nuk ka informacion se kur kjo pajisje do të jetë e disponueshme në Amerikë, Samsung njofton se në tetor Gear Circle do të mund ta gjeni në tregun ndërkombëtar. Njoftimi nuk dha ndonjë detaj për sa i përket çmimit. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat