iPhone 6 do të kushtojë mbi 750 euro

Teknologji

iPhone 6 do të kushtojë mbi 750 euro

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 14:42

Për një kohë të gjatë tashmë thuhet se Apple është duke punuar në dy versione të reja të iPhone 6, modele të cilat do të dallohen lehtë nga paraardhësit e tyre për shkak të ekranit më të madh.
Thashethemet e mëparshme sugjeronin se Apple mund të rrisë çmimin e gjeneratës së re të iPhone, i cili mund të jetë pak më i shtrenjtë në krahasim me modelin aktual iPhone 5s - i cili edhe aktualisht ka një çmim të lartë, në shumë tregje.

Sipas një raporti të ri thuhet se modeli i iPhone 6 me ekranin prej 4.7-inç do të kushtojë 750 euro, ndërsa modeli i iPhone 6 me ekranin prej 5.5-inç do të ofrohet për një kosto edhe më të lartë, ose rreth 950 euro.

Këto çmime janë shumë të larta, dhe fatkeqësisht ato do të mund të jenë të vërteta.

Raporti që i ka dhënë këto çmime ka cituar burime të operatorit mobil spanjoll Telefonica, të cilat sugjerojnë se çmimet e lartpërmendura janë të mundshme, edhe pse thuhet se operatori mobil është në bisedime me Apple, dhe ka shansa që çmimet të lirohen pak për përdoruesit e telefonisë së madhe mobile.

Edhe çmimet e iPhone 6 në SHBA thuhet se do të jenë të ngjashme, dhe do të sillen në një rang të njëjtë, prej 750-950 dollarë, pasi që edhe modeli aktual iPhone 5s është në dispozicion për 649 dollarë për versionin e lirë pa kontratë, dhe me16GB memorie të brendshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat