Snapchat iu mundëson që të shikoni dhe krijoni grupe videosh për ngjarjet e drejtpërdrejta 78

Teknologji

Snapchat iu mundëson që të shikoni dhe krijoni grupe videosh për ngjarjet e drejtpërdrejta 78

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 14:32

Snapchat nuk është më vetëm për shpërndarje të pjesëve nga jeta juaj me shokë. Një veçori e re e quajtur “Our Story” (“Ngjarja Jonë”) ka filluar të lëshohet gjatë ditës së premte, që iu mundëson përdoruesve krijimin dhe shikimin e koleksioneve publike të fotografive dhe videove të kapura në ngjarjen e njëjtë të drejtpërdrejt – për shembull në një koncert ose ndeshje sportive – edhe me njerëz të cilët nuk janë në listën tuaj të shokëve.

Ja se si punon: nëse jeni duke e përdorur Snapchat-in në një ngjarje të madhe ku edhe të tjerë njerëz janë duke përdorur aplikacionin, ju mund të zgjidhni që të shtoni videot dhe fotografitë tuaja në një koleksion më të madh publik. Çdo kush në botë me Snapchat më pas mund ta hap aplikacionin e vet, të gjejë koleksione nga ajo ngjarje dhe t’i shikojë ato si një Ngjarje e vetme Snapchat. Veçoria nuk e identifikon personin që i ka kapur pamjet, por vetëm shfaq që ato janë kapur gjatë të njëjtës ngjarje.

Kompania së pari e testoi veçorinë në një festival të muzikës EDM, Electric Daisy Carnival, që u zhvillua gjatë qershorit në Las Vegas dhe më pas u testua edhe në Kupën e Botës në Brazil gjatë korrikut. Në të dy rastet, vetëm njerëzit që kishin Snapchat dhe ishin fizikisht të pranishëm në ato ngjarje të caktuara kishin mundësinë që ta përdornin veçorinë.

Tani Snapchat është duke e sjellë veçorinë Our Story për të gjithë. Siç lajmëroi kompania në një postim në blog, nëse është ndonjë koleksion nga një ngjarje e drejtpërdrejtë në hapësirën tuaj, ai do të shfaqet në një etiketë të re të shënjuar si “Live” që ndodhet tek seksioni “Recent Updates” në aplikacion. Derisa veçoria duket që është përgatitur për ngjarjet argëtuese, ajo do të mund të ishte një vegël e fuqishme edhe për qëllime gazetarie, si për shembull përdorimi i kësaj veçorie gjatë protestave të ndryshme. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat