Me Rasberry PI, një kompjuter me përmasat e një karte mund të ndërtohet një robot

Teknologji

Me Rasberry PI, një kompjuter me përmasat e një karte mund të ndërtohet një robot

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 08:49

Ju nuk ju duhet të keni njohuri shumë të larta për inxhinierinë elektrike për të ndërtuar një ushtri të tërë robotësh. Me Rasberry Pi B+, ju mund të krijoni robotë vetëm me një lidhje interneti dhe një kohë të shkurtër. Rasberry Pi është një kompjuter me përmasat e një karte bankare.

Pi u dizajnua posaçërisht për të bërë fëmijët të mësonin kompjuter dhe të kishin aftësi programuese pa pasur nevojën e laboratorëve të shtrenjtë. Njerëzit e kanë përdorur Pi si një çip për ndërtimin e një roboti deri tek si një çip i thjeshtë për nevoja shtëpiake.

Ky çip përmban një portë usb-je dhe video HDMI. Versioni më i ri B+ ka 512 MB RAM dhe përdor një kartë memorie mini. Shumë njerëz instalojnë një shpërndarës Linux në kartë që quhet Raspbian. Ky është një version i Debian Linux i dizajnuar posaçërisht për përdorim në Pi. Raspbian është gjithashtu i rekomanduar për përdoruesit e rinj të Pi në mënyrë që ata të familjarizohen me pajisjen dhe sistemin operativ Linux.

Për arsye se Pi është shumë i lirë mos kini frikë të eksperimentoni gjëra të reja. Nëse gjendeni përballë një situate ku instalimi bllokohet, përdorni Win 32 Disk Manager për të bërë një kopje të sistemit dhe mund të filloni një projekt të ri. Keni një projekt të madh në mendje apo thjesht doni të mësoni si të programoni, në Python Pi është një mënyrë e mirë për të kuptuar se çfarë është në gjendje të bëjë një kompjuter i vogël. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat