Dropbox i shton 1 TB shërbimit të tij të ruajtjes së të dhënave

Teknologji

Dropbox i shton 1 TB shërbimit të tij të ruajtjes së të dhënave

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 08:45

DropBox, një nga shërbimet më të njohura të ruajtjes së të dhënave personale mund të themi se kohët e fundit nuk ka qenë në një pozicion aq të mirë në treg në saj të konkurrencës nga Google Drive dhe Microsoft One Drive. Sot Dropbox është duke “luftuar” me një version të ri të tijin.

Dropbox Pro i cili u jep përdoruesve mundësinë të ruajnë 1 terabyte të dhëna vetëm për 10 $ në muaj. Për t’ju dhënë një ide se çdo të thotë 1 terabyte, ne ju themi se aty mund të ruhen 250 mijë këngë ose 120 orë video, kjo është një hapësirë e mjaftueshme për të ruajtur të gjitha programet televizive, këngët tuaja të preferuara dhe të keni akoma hapësirë boshe për të ruajtur të dhënat e punës suaj.

Çmimi i ri i Dropbox e vë atë në të njëjtin nivel me Google Drive dhe OneDrive. Të gjitha këto ofrojnë një hapësirë 1 TB magazinimi për 10$ në muaj ose 100$ në vit. Megjithatë Google Drive ofron 15 GB hapësirë falas ose 100 GB për 1.99$ në muaj.

Nëse jeni duke kërkuar vërtet për një hapësirë më të madhe ju mund të blini paketën 30 TB për 299$ në muaj. One drive ofron plane të ngjashme si 200GB për 3.99$ në muaj.

Ndërkohë që Dropbox ofron 2 GB hapësirë falas për llogaritë themelore, por ju mund të fitoni dhe 18GB falas nëse iu rekomandoni miqve apo familjarëve . Cili mund të themi se është më i miri nga të tre? Kjo varet nga ajo çfarë ju doni të bëni ndaj mendohuni mirë para se të zgjidhni.(PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat