Microsoft ka larguar 1.500 aplikacione falso nga tregu

Teknologji

Microsoft ka larguar 1.500 aplikacione falso nga tregu

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 19:13

Kompania ka njoftuar se ka larguar 1.500 artikuj nga Windows Store, pasi nuk ishin origjinale.
Sipas rregullave te reja, aplikacionet duhet të jenë ‘të qarta dhe të përshkruajnë me qartësi përmbajtjen’.

“Aplikacionet duhet të kategorizohen në funksionalitetin që kryejn” është regulli i dytë që ka vënë kompania.

“Ikonat duhet të jenë krejtësisht ndryshe dhe të mos gjasojnë me ikonën e aplikacionit tjetër” është rregulli që përmbyllë ndryshimet e fundit në Microsoft.

Drejtuesit e kompanisë kanë thënë se do të kthejnë të hollat të gjithë atyrë, që kanë blerë aplikacione, të cilat tashmë janë hequr nga tregu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat