Rrjetet sociale po na ‘mbyllin gojën’

Teknologji

Rrjetet sociale po na ‘mbyllin gojën’

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 10:20

A do të postoni ndonjë qëshje politike në Facebook, apo ndonjë qëndrim tuajin në Twitter, pa menduar se do të kritikoheni nga të tjerët.
Një studim i bërë nga ‘Qendra për Hulumtime Pew’ dhe Universiteti Rutgers, tregon se çdo ditë e më shumë njerëzit po mbyllen në vete duke mos dashur të flasin për tema ‘të nxehta’.

Në hulumtimin e bërë me 1.801 respondent, ka rezultuar se shumë nga ata nuk do të postonit qëndrimet e tyre në rrjetet sociale dhe do ti mbanin si opinione vetëm për vete.

Vetëm 42% kanë thënë se do të diskutonin për çështje që i shqetësojnë, kurse 86% nga ata mendimet e tyre do ti mbanin vetëm për vete.

Respondetntë e këtij hulumtimi që janë të gjithë të rritur, kanë thënë se e njëjta gjë ndodhë edhe jashtë rrjeteve sociale, kur ata janë me familje apo shoqëri.

Sipas drejtuesve të këtij hulumtimi, thuhet se kjo është një ‘Spirale e Heshtjes’ që bënë njerëzit të mos flasin, pasi mendojnë se mendimet e tyre janë unike dhe që kritikohen nga të tjerët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat