iPad Air 2 pritet të vijë me 2GB RAM

Teknologji

iPad Air 2 pritet të vijë me 2GB RAM

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 19:22

Bashkë me iPhone 6, gjatë këtij viti pritet që Apple të debutojë edhe me tabletët e saj të ri, iPad Air 2 dhe iPad Mini 3, ndërsa thuhet se Apple do t’i pajisë këto modele me procesorin e ri Apple A8.

Procesori Apple A8 do të jetë gjenerata e dytë e procesorëve mobil 64-bit, ndërsa sipas një raporti të ri, iPad Air 2 do të sjellë 2GB RAM, e iPad Mini 3 vetëm 1GB RAM.

Në anën tjetër, disa raporte tjera pretendojnë se iPhone 6 do të vijë me 1GB RAM, edhe pse ende nuk dihet se sa i saktë është ky raport, pasi që më e arsyeshme do të ishte që edhe ky model i ri i tabletit të përfshijë 2GB, sikurse iPad Air 2.

Përveç RAM-it të përmirësuar, modeli i ri i iPad Air 2 pritet të vijë edhe me Apple TouchID, skanerin e gishtave që duhet të jetë më i mirë dhe më i saktë sesa ai që është në iPhone 5s.

Apple do të organizojë një ngjarje mediale muajin e ardhshëm, e cila është përfolur se do të mbahet më 9 shtator, dhe pritjet janë që kompania ta prezantojë iPhone 6, iPad Air 2 dhe iPad Mini 3.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat