Indiani ndërton kopje të Google Glass për më pak se një muaj

Teknologji

Indiani ndërton kopje të Google Glass për më pak se një muaj

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 09:42

Ndërkohë që Goolge iu desh më shumë se një vit për të ndërtuar syzet e teknologjisë së lartë, Google Glass, indiani Arvind Sarjev u shpreh se ai kishte krijuar një kopje te tyre për më pak se një muaj dhe e shet me një çmim prej Rs 4.500. Kjo në sajë të atyre që quhen "burime të hapura të hardware".

Në vend të komercializimit të produktit dhe tërheqjen e vëmendjes së publikut ai zgjodhi të postonte një video në blogun e tij ku shpjegonte se çdokush është në gjendje të ndërtojë një pajisje të tillë bazuar tek burimet e hapura të harduarëve siç janë kompjuteri Rasberry Pi, një tabelë Arduino dhe softuarë Android. Këto platforma harduerësh ashtu si dhe printerat RepRap 3D i japin mundësi studentëve, inxhinierëve dhe sipërmarrësve të fillojnë të ndërtojnë produkte harduerike me pak njohuri elektronike.

“Përpara se unë të shkoja në kolegj dhe të njihesha me Arduino nuk e kisha idenë se si funksiononte një makinë e thjeshtë llogaritëse apo se si mund ta ndërtoja një të tillë”, rrëfeu Sanjev 23 vjeç, i cili nuk mund të mësonte gjithçka mbi ndërtimin e harduerëve në kolegj dhe vendosi të fillonte të merrej me projektet e tij, i bënte ato publike dhe ishte i hapur ndaj sugjerimeve apo vërejtjeve.

Ai shprehet se ka krijuar një platformë e cila mund të kontrollojë tërësisht makinën tuaj, për të cilin ka aplikuar dhe për një patentë. Arduino është përdorur gjithashtu dhe në fushën e mjeksisë, një doktor ka krijuar një pajisje bazuar në Arduino e cila mat nivelin e glukozës në gjak. Duke parë kërkesat në rritje për produktet e saj Arduino i hapi zyrat e saj në Bangalore vitin e kaluar. “Ne po shohim një treg të fuqishëm për produktet tona në Indi”, tha Priya Kuber, drejtor i Arduino në Bangalore. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat