Harroni jashtëtokësoret – Në hapësirë janë gjetur planktone deti

Teknologji

Harroni jashtëtokësoret – Në hapësirë janë gjetur planktone deti

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 09:35

Planktone dhe mikroorganizma të tjera janë gjetur në sipërfaqen e Stacionit Ndërkombëtarë të Hapësirës, kanë deklaruar autoritetet ruse.
Është i habitshëm fakti se si këto gjallesa të vogla po mbijetojnë në temperature të ulëta, mungesë të ajrit dhe radiacionit kozmik.

Zbulimi është bërë nga dy astronaut rus, të cilët po bënin xhiro kontrolluese rreth stacionit ku po qëndronin.

Olek Ortemyes dhe Alexander Sgvortsov kanë dalluar diçka të dyshimtë, të cilën e kanë marrë brenda për ekzaminim.

Nuk dihet saktësisht se si kanë ardhur deri aty këto mikroorganizma, përpos se janë ‘dërguar përmes rrymave të ajrit’.

NASA ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje, për këtë zbulim që kanë bërë astronautët rus

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat