Shkencëtarët amerikanë krijojnë uniformë që ndryshon pamje

Teknologji

Shkencëtarët amerikanë krijojnë uniformë që ndryshon pamje

Më: 19 gusht 2014 Në ora: 09:31

Shkencëtarët në SHBA e kanë studiuar aftësinë e oktapodëve dhe kallamarit që të krijojnë material fleksibil kamufllues që e ndryshon pamjen.

Materiali përbehet nga një rrjet i qelizave të vogla me ngjyrë që i ndrron temperatura për të ndryshuar pamje në mënyrë spontante varësisht nga ambienti rrethues.

Pamja ndryshon pa pasur nevojë që këtë ta bëjë përdoruesi apo matjet e jashtme.

Deri më tash, materiali megjithatë reagon vetëm në bardhë dhe zi.

Mirëpo, shkencëtarët thonë se puna e tyre është një hap drejt krijimit të një materiali të ngjajshëm me kameleonët që gjithashtu e ndryshojnë ngjyrën e lëkurës së tyre.

John Rogers, profesor në Universitetin e Illinios, i cili është edhe shefi i projektit në fjalë, thotë se parimet e dizajnimit mund të aplikohen për qëllime komerciale dhe ushtarake.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat