Zbulohen veçoritë e telefonit “selfie”, Nokia Superman

Teknologji

Zbulohen veçoritë e telefonit “selfie”, Nokia Superman

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 09:27

Divizioni i pajisjeve mobile të Microsoft-it po merret me krijimin e dy telefonave të rinj inteligjentë që do të dalin së shpejti në treg. Telefoni i parë quhet Superman. Ky telefon është krijuar posaçërisht për të bërë ‘selfie’. Thuhet se telefoni Superman do të ketë një kamera ballore 5 megapikselë dhe një kamera të pasme 6.5 megapikselë.

Ai do të vijë me ekran me prekje 4.7 inç me rezolucion 720 pikselë. Pajisja do të fuqizohet nga një procesor me katër bërthama me shpejtësi 1.2GHz, ka shumë mundësi që të jetë procesori Qualcomm Snapdragon 400, si dhe do të ketë bateri me kapacitet 2200 mAh. Telefoni do të ketë gjithashtu 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme, si dhe do të ofrojë mbështetje për lidhjen LTE. Pajisja tjetër ka nofkën Tesla, dhe ka shumë mundësi që të jetë Lumia 830 (ku thuhet se do të mbajë markën “Nokia by Microsoft” në anën e pasme.

Stephen Elop deklaroi gjatë një mbledhje të kompanisë këtë javë se Tesla do të jetë “një pajisje e cilësisë së lartë” me kamera PureView. Do të jetë pothuajse i ngjashëm me paraardhësin Lumia 930, por do të jetë më i hollë. Elop shfaqi edhe telefonin inteligjent Superman në mbledhjen e kompanisë, së bashku me videot përkatëse të dy telefonave inteligjentë. Këto telefona mund të prezantohen së shpejti, meqë janë bërë edhe pjesë e mbledhjes së organizuar nga Microsoft.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat