BMW ia mësyn edhe X2-it

Teknologji

BMW ia mësyn edhe X2-it

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 18:24

Këto ditë janë publikuar të dhënat zyrtarë për modelin e shumëpërfolur të gjigantit bavarez BMW X2. Sipas revistës Auto Express, modeli do të bazohet në X1 e ri dhe do të jetë i disponueshëm në treg me tri dhe pesë dyer dhe stile të ndryshme të karrocerisë. Krosoveri sa i përket dizajnit do të jetë i frymëzuar nga X4 dhe X6, kështu që pritet të ketë pjesën e përparme më agresive dhe kulm me pamje panoramike.

Ndërkaq sipas inxhinierëve të BMW, kjo veturë do të funksionoj në platformën UKL dhe do të lansohet në treg kah mesi i vitit 2017. Kurse sa i përket fuqisë motorike do të jetë paksa e ngjashme me atë të X1. Por në paketë blerësit do të mund të zgjedhin varësisht nga preferencat e tyre, siç është ai me 2.0 litra me katër cilindra me benzinë që prodhon 184 kuaj fuqi. Me 2.0 litra me katër cilindra me benzinë me 231 kuaj fuqi, 2.0 litra me katër cilindra me naftë me 150 kuaj fuqi. Gjithashtu besohet se në treg do të paraqitet edhe versioni hibrid me performansa të lartë që në total do të gjeneroj plotë 300 kuaj fuqi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat