Fillojnë rezervimet për iPhone 6 prej ari ose platini

Teknologji

Fillojnë rezervimet për iPhone 6 prej ari ose platini

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 17:36

Telefoni inteligjent i kompanisë Apple, iPhone 6 nuk është prezantuar dhe hedhur akoma në treg, por megjithatë ju mund ta porosisni atë nga kompania lukzoze Brikk me parapagesë.

Pajisjet iPhone 6 që do të porositen nuk janë të thjeshtë, pasi ato përbëhen nga veshje ari prej 24 karatësh ose platini. Kompania dizenjuese Brikk me bazë në Los Angeles ka hapur dyert për të gjitha kërkesat që kanë përdoruesit mbi këto smartfonë.

Çmimet e këtyre pajisjeve të veshura me ar ose me ndonjë gur tjetër të çmuar variojnë nga 4,495 dollarë deri në 8,395 dollarë, nëse ju shfaqni dëshirën që logoja e Apple të jetë prej diamanti.

Përdoruesit kanë si zgjedhje edhe iPhone 6 prej ari, por me ngjyrë rozë. Kompania për rezervimin e këtyre telefonëve kërkon nga klientët një depozitë prej 500 dollarësh. Dërgimi i pajisjeve të veshura në gur të çmuar do të bëhet pas 3-4 javësh nga data e nxjerrjes në treg të iPhone-t të ri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat