Bien shitja e telefonave të Samsung

Teknologji

Bien shitja e telefonave të Samsung

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 17:28

Dje gjatë ditës ishte thënë se pjesëmarrja e Samsung në tregun e telefonave mobil ka rënë për tremujorin e dytë të vitit, ndërsa me publikimin e rezultateve financiare konfirmohet se shitjet e telefonave të saj të mençur kanë rënë.

Samsung ka gjeneruar profit në vlerë prej 6.1 miliardë dollarësh, mirëpo kjo vlerë është më e vogël në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur kompania kishte gjeneruar 6.96 miliardë dollarë.

Tremujori i dytë i Samsung ka qenë më i dobët për disa faktorë, duke përfshirë edhe ngadalësimin e shitjeve të telefonave të mençur dhe tabletëve, si dhe rritjen e kostove për zvogëlimin e inventarit.

Kërkesa më e ulët për telefona mobil gjithashtu ka ndikuar që biznesi i çipave të Samsung (System SLI) të zvogëlohet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat