Fitbit lançon aplikacionin e fitnesit për Windows Phone 8.1

Teknologji

Fitbit lançon aplikacionin e fitnesit për Windows Phone 8.1

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 08:23

Në eventin "Consumer Electronics" i mbajtur në fillim të këtij viti, Microsoft kishte një problem: harduerët impresionues si Pebble, Nest dhe të tjera produkte fitnesi nuk ishin plotësisht të mbështetura në Windows. Kompanitë si duket po injoronin platformat e Microsoft në favor të iOS dhe Android. Tashmë falë Windows Phone 8.1, kjo do të ndryshojë. Mbështetja është përmirësuar ndjeshëm për Bluetooth në përditësimin Windows Phone 8.1, dhe Fitbit është i pari që do të përfitojë nga ky avantazh me një aplikacion të ri mobil sinkronizimi për Windows Phone 8.1

Aplikacioni i Fitbit për Windows Phone 8.1 do të jetë i disponueshëm në dyqanin e aplikacioneve që nga dita e sotme dhe ngjashëm me iOS dhe Android do të sinkronizojë automatikisht aktivitetin në Fitbit përmes valëve wireless. Aplikacioni ka të dhëna në kohë reale me grafikë dhe gjurmimin e progresit. Prezantimi i aplikacioni mobil për Windows Phone do të thotë se Fitbit mbështet 100 smartfonë ku 72 janë Android, 9 iOS dhe 17 Windows Phone. Është e domosdoshme Windows Phone 8.1 dhe përditësimi Lumia Cyan për të përdorur plotësisht aplikacionin Fitbit.

Fitbit ndjek lançimin e Uber për Windows Phone, një tjetër aplikacioni i një profili të lartë që ndihmon në mbylljen e hapësirave mes platformave Windows Phone, iOS dhe Android. Teksa “çarja” e aplikacioneve po mbyllet çdo ditë e më shumë, Microsoft po përballet me një tjetër sfidë dhe është ajo e sigurimit se aplikacionet do të përditësohen vazhdimisht për të qëndruar në një linjë më iOS dhe Android. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat