Ofruesi kinez i shërbimeve të kërkimit, Baidu po punon për ndërtimin e makinës autonome

Teknologji

Ofruesi kinez i shërbimeve të kërkimit, Baidu po punon për ndërtimin e makinës autonome

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 08:22

Makina kineze e kërkimit Baidu është e njohur si “Google Kinez” dhe duket që kompania planifikon të ndjekë Google me sjelljen e një veturë që shëtit vetë. Sipas deklaratës që ka bërë Kai Yu, që është zëvendës drejtor i grupit hulumtues të Baidu-së të përqendruar në mësim të makinave, kompania është duke punuar në “një veturë shumë autonome”.

Yu tregon për The Next Web që është “një ndihmues inteligjent i grumbullimit të të dhënave nga situatat e rrugëve dhe më pas operon lokalisht,” duke shtuar që “Ne nuk e quajmë këtë një veturë pa shofer”.

Yu vazhdon të shpjegojë që vetura është dizajnuar për t’i dhënë liri shoferit. “Liria nënkupton që vetura është mjaft inteligjente për të operuar në vete, si një kalë dhe të marrë vendime sipas situatave të ndryshme rrugore… Kurdo që shoferi dëshiron të rikthejë kontrollin, ai mund ta bëjë këtë. Është sikur kalërimi i një kali, në vend se vetëm të qëndroni në veturë ku ju vetëm e keni një buton.”

The Next Web raporton që pajisja në formë prototipi do të ketë rrotë timoni dhe pedale për kontrollim të drejtimit, për dallim nga pajisjet më të fundit autonome të Google. Ndonëse ka pak informacione për të, tingëllon sikur sistemi që është duke u dizajnuar nga Baidu do të jetë një version i avancuar i sistemeve tashmë në përgatitje nga kompanitë e veturave, si “Ngasja e Pilotuar” nga Audi. Për më tepër informacione në lidhje me këtë presim të marrim sapo të përfundojë makina prototip gjatë vitit të ardhshëm. (PCWorldAlbanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat