Cortana i Microsoft-it tani integron rezultatet nga Foursquare

Teknologji

Cortana i Microsoft-it tani integron rezultatet nga Foursquare

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 08:21

Microsoft investoi 15 milionë dollarë më herët gjatë këtij viti në Foursquare dhe tani prodhuesi softuerik është duke përdorur të dhënat rreth vendndodhjeve për të përmirësuar asistentin e vet dixhital, Cortana.

Përdoruesit e Windows Phone 8.1 kanë filluar të shohin paraqitje për të shtuar vendet e afërta të sugjeruara në Fletoren e veçorive të fundit të shtuara në Cortana. Veçoria e re thjesht shfaq sugjerimet për vendet e afërta të Foursquare të cilat janë të popullarizuara, duke përfshirë restorantet, bar-kafetë dhe vendet që mund të jenë në interes të përdoruesit.

Sugjerimet e Foursquare-it paraqiten në karta së bashku me gjërat e tjera që shfaq Cortana dhe zgjedhja e ndonjërës prej tyre menjëherë do ta hapë aplikacionin Foursquare për ta shfaqur menjëherë një pamje më të hollësishme të vendit.

Microsoft është duke bërë plane që të bëjë edhe përdorimin e të dhënave nga Foursquare për të investuar në përmirësim të Bing-ut dhe në Windows Phone 8.1. Së bashku me lëshimin e Foursquare, Cortana ka marrë edhe një veçori për reagim përpara se të bëhet zgjerimi në Mbretërinë e Bashkuar dhe Kinës gjatë kësaj jave. (PCWorldAlbanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat