Kujdes! Televizori i shtëpisë mund të ju monitorojë?! (Video)

Teknologji

Kujdes! Televizori i shtëpisë mund të ju monitorojë?! (Video)

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 08:16

Edhe pse duket e pabesueshme!!! Lexoje me kujdes!
Siç bëri të ditur një kompani malteze,televizori i shtëpisë tuaj mund të funksionoj si “Vëllai i Madh” – “Big Brother” dhe të regjistroi çdo lëvize të pjestarëve të familjes, pa e ditur askush!

Kompania publikoi madje dhe një video, në të cilën mund të shikoj gjithkush se si realizohet sulmi-spiunazhi dhe përgjimi optik. “Mund të instalojmë malware, me të cilën mund të përfitojmë qasje totale në televizorin e gjithkujt!”,referohet në video, ndërsa theksohet se kjo “dobësi”, nuk ndeshet vetëm në model të caktuar televizori, por edhe në 11 modelet e gjeneratës së re të Samsung.

Siç dhe shpjegojnë specialistët, televizorët smart, kanë shumë karakteristika të përbashkëta me kompjuterët, por nuk kanë të njëjtin nivel mbrojtje…! P.sh: televizorët nuk disponojnë të ashtuquajturin “murin mbrojtës”-“firewall”,ose antiviruset specifike dhe softwaret e përshtatshme.

Vlen të theksohet se hakerat, do duhet të thyejnë rrjetin të cilin janë lidhur televizorët, si dhe të njohin pasaportën e identifikimit të rrjetit IP-në.

Ma pak fjalë, ka shumë gjasa që shkelja e ligjit të bëhet e qëllimshme dhe jo aksidentalisht apo pa qëllime të dëmshme. Kompania Re Vuln, e cila ka selinë e saj në Maltë, njoftoi se teknikët e saj, duke funksionuar si hakera, ia arritën të marrin kontrollin e një televizori që qarkullon në treg dhe që disponon hard disk, mikrofon dhe kamerë.

Gjithnjë sipas anëtarëve të bordit të kompanisë, nëse dikush përfiton qasje në këtë model do mund të monitoroj dhe spiunoj – sigurisht pa dijeninë e disponuesit - poseduesit e këtyre televizorëve. Mund të shikojë dhe të dëgjojë çdo gjë që ndodh dhe zhvillohet në ambientin ku është vendosur televizori, si dhe mund të vjedh çdo të dhënë që është e arshivuar në hard diskun e pajisjes elektronike.

Për më shumë hollësira dhe detaje në videon në vijim:

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat