Samsung dhe LG prezantojnë Ultra HD TV me ekrane të lakuara prej 105 inç

Teknologji

Samsung dhe LG prezantojnë Ultra HD TV me ekrane të lakuara prej 105 inç

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 11:55

Nëse jeni duke menduar të blini televizorë me ekran të madh, dhe i keni “xhepat e thellë” atëherë duhet ta dini se Samsung dhe LG i kanë prezantuar modelet e rinj të televizorëve Ultra HD me diagonale të ekraneve të lakuar prej 105 inç.
Kompania aziatike fillimisht i kishin shfaqur modelet e televizorëve gjigant në panairin e CES ën fillim të vitit, ndërsa tani të dyja modelet janë në dispozicion për para-porosi.

Samsung UN105S9Ë sjell ekranin e lakuar me 105 inç dhe kushton 119,999.99 dollarë në SHBA, ndërsa modeli i televizorit të LG, 105UC9 gjithashtu me ekran të lakuar mund të blihet me para-porosi për një çmim që arrin në 117,000 dollarë.

Samsung UN105S9Ë ofron rezolucionin prej 5120 x 2160 pikselëve dhe ofron mundësinë e shfaqjes së përmbajtjes në Ultra HD 4K, si dhe opsionin e përditësimit të sinjalit SD dhe HD në atë Ultra HD.

LG 105UC9 ofron rezolucionin e quajtur “5K Resolution and CinemaScope” në 21:9 Aspect Ratio me 11 milionë piksel, apo pesë herë më shumë sesa cilësia e ofruar nga Full HD TV. Televizori i shtrenjtë i LG ofron edhe True 4K Engine Pro dhe IPS 4K Panel.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat