Messenger do të bëhet i detyruar për tu shkarkuar nga përdoruesit e Facebook

Teknologji

Messenger do të bëhet i detyruar për tu shkarkuar nga përdoruesit e Facebook

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 20:26

Me sa duket shefi ekzekutiv i kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg, ka vendosur që Facebook Messenger të bëhet një aplikacion i detyrueshëm shtesë, krahas atij Facebook, nëse përdoruesit duan të bisedojnë me shokët e tyre nga telefoni.

Facebook deklaron se vendimi për bërjen e Messenger, aplikacion të domosdoshëm për këtë rrjet social erdhi nga mbështetja pozitive që i është dhënë anembanë botës këtij aplikacioni nga përdoruesit e tij. Megjithatë shumë përdorues nuk do të jenë të kënaqur nga kjo dhe nuk do të preferojnë që të shkarkojnë një aplikacion tjetër në funksion të Facebook-ut.

Deklarata e Facebook-ut në lidhje më këtë vendim është: “Në ditët në vijim, ne do të vazhdojmë të njoftojmë përdoruesit se në qoftë se ata dëshirojnë të dërgojnë ose të marrin mesazhe nga Facebook, do të duhet të shkarkojnë aplikacionin Messenger App.

Siç kemi thënë më parë, pikësynimi ynë kryesor është që të fokusohemi në përditësimin dhe bërjen e Facebook Messenger, aplikacionin për mesazhe më cilësore e më të përdorur në treg. Messenger është përdorur nga më shume se 200 milionë njerëz çdo muaj dhe ne do të vazhdojmë të punojmë që ta bëjmë atë edhe më të pranishëm në jetën e njerëzve.” (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat