Facebook i detyron përdoruesit të kalojnë në Messenger

Teknologji

Facebook i detyron përdoruesit të kalojnë në Messenger

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 16:19

Brenda pak ditësh, rrjeti social Facebook nuk do ta lejojë më shkëmbimin e mesazheve në aplikacionin e saj për iPhone dhe telefonat e bazuar në Android, sepse do ti detyrojë përdoruesit e saj ta shkarkojnë aplikacionin e dedikuar për këtë shërbim, Messenger.

Në prill të këtij viti, Facebook filloi me kërkimin e përdorimit të aplikacionit Messenger tek përdoruesit evropian, ndërsa tani me të parë “rezultatet pozitive” të këtij vendimi, rrjeti social do ta kërkojë një gjë të tillë për të gjithë përdoruesit e saj, anembanë botës.

Sipas Facebook, njerëzit që përdorin aplikacionin Messenger kthejnë përgjigje rreth 20 për qind më shpejtë, prandaj vendimi i Facebook për “detyrimin” e përdoruesve për të kaluar në këtë aplikacion, është i arsyeshëm.

Megjithatë, merret vesh se ky vendim nuk vlen për të gjitha pajisjet, pasi që përdoruesit e uebit mobil, ata të platformës Windows Phone dhe aplikacionit Paper mund ta përdorin funksionin e mëparshëm të Facebook edhe më tutje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat