Ktheni telefonin tuaj Android në një kontrollues të lojërave në PC

Teknologji

Ktheni telefonin tuaj Android në një kontrollues të lojërave në PC

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 11:27

Nëse dëshironi ta ktheni telefonin tuaj në kontrollues të jashtëm të lojërave në PC-në tuaj me Windows, atëherë mund ta provoni këtë alternativë nga GestureWorks Gameplay, që ka përditësuar aplikacionin e vet të kontrolluesit virtual, duke shtuar mbështetje për Android.

Gjithashtu iu mundëson të përdorni edhe tabletin tuaj për të bartur veprimet në vend të një kontrolluesi real ose butonave në ekran. Softueri i ri mbështet më tepër standarde grafike, kështu që më tepër lojëra të juaja të parapëlqyera duhet të punojnë.

Do të ju duhet të paguani 15 dollarë për ta marrë versionin e plotë të aplikacionit të ri Gameplay, që duhet të jetë në dispozicion në Steam ose tani ose pas një periudhe të shkurtër kohore.

Ky çmim është relativisht i shtrenjtë, por përditësimi për Android zgjeron dobinë e softuerit përtej tabletëve – ai do të mund të ju kursente nga blerja e padëve të lojërave për shumicën e PC-ve me Windows dhe ai do t’ju mundësojë që të vizitoni shokët në sesione me shumë lojtarë pa pasur nevojë që të keni harduer të dedikuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat