Xiaomi Mi 4 vjen edhe në Evropë, kushton 395 euro

Teknologji

Xiaomi Mi 4 vjen edhe në Evropë, kushton 395 euro

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 23:05

Telefoni i cili është vetë-quajtur si modeli më i shpejtë në Android, Xiaomi Mi4 i cili u prezantua në fillim të javës, së shpejti do të arrijë edhe në Evropë.

Telefoni i ri i Xiaomit do të jetë në dispozicion në Itali që nga muaji i ardhshëm, me një çmim prej 394,90 eurosh. Distributori italian i Xiaomi-të tashmë ka filluar të marrë para-porosi për Mi4, përkatësisht për versionin e telefonit që nuk ofron mbështetje për rrjetet LTE.

Xiaomi Mi 4 sjell ekranin super të ndritshëm me diagonalen prej 5-inç në 1080p, procesorin quad-core Qualcomm Snapdragon 801 me 2.5GHz dhe 3GB RAM. Kompania inovative kineze thotë se Mi 4 është telefoni më i shpejtë i mençur në botë për momentin, dhe sipas performancave të dhëna, mbase edhe mund të llogaritet si i tillë.

Bateria e telefonit vjen me 3080mAh, e cila mund të jetojë deri në 2 ditë e gjysmë, sipas Xiaomit, apo më shumë se çdo telefon tjetër me ekranin prej 5 inç. Mi 4 ghjithashtu mbështet mbushjen e shpejtë, apo më shumë se 60% në më pak se 30 minuta.

Kamera e pasme e Mi 4 vjen me 13 mega-piksel dhe rezolucion të lartë, ndërsa kamera e përparme e telefonit sjell 8 mega-piksel me sensorin e Sony-të në pjesën e përparme. Mi 4 vjen në dy versione të memories: njëri ofron 16GB memorie të brendshme, ndërsa tjetri sjell 64GB.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat