Amazon Fire Phone, telefoni më i vështirë për t’u riparuar

Teknologji

Amazon Fire Phone, telefoni më i vështirë për t’u riparuar

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 22:13

Telefoni inteligjent Fire Phone i Amazon-it sapo ka dalë në treg dhe ekspertët e iFixit kanë marrë një njësi të tij për ta parë se si funksionon. Ata zbuluan se Amazon Fire Phone është shumë i vështirë për t’u riparuar, duke i dhënë vlerësimin 3 nga 10 për shkallën e vështirësisë së riparimit. Vlerësimi 10/10 është për telefonat më të thjeshtë për riparim, ndërsa ai 1/10 për ato me shkallën më të lartë të vështirësisë.

Për krijimin e këtij telefoni inteligjent janë përdorur pjesë të brendshme të pariparueshme, kështu është shumë e vështirë për t’u rregulluar. Heqja e baterisë është shumë e vështirë, pasi ekziston rreziku i thyerjes së kapësve që e mbajnë atë në vend pa lëvizur.

4 kamerat dinamike të telefonit janë të ngjitura me një ngjitës të fortë, gjë e cila e bën të pamundur heqjen e tyre. E vetmja mënyrë që mund të realizojë heqjen e tyre me sukses është përdorja e nxehtësisë dhe thikave për prerje, gjë e cila do t`i dëmtonte ato dhe do t`i bënte të papërdorshme. Kështu do t’ju duhet të zëvendësoni kamerat ose të blini një pajisje të re që të ketë të katër kamerat.

Pjesët e brendshme të këtij telefoni nuk janë të lehta për t’u ndërruar pasi janë të lidhura shumë me njëra-tjetrën, kështu është shumë i vështirë riparimi i tij, pasi prishja e njërës prej pjesëve do të sillte zëvendësimin edhe të pjesëve të tjera përbërëse.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat