Doli në treg tableti LG G Pad 10.1

Teknologji

Doli në treg tableti LG G Pad 10.1

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 18:58

LG G Pad 10.1 është tableti që ofron parametrat më të mira në linjën e tabletëve G Pad të krijuar nga kompania LG gjatë këtij viti. Pavarësisht se ka ekran më të madh ( 10.1 inç vs 8 inç dhe 7 inç) ai përmban të njëjtin rezolucion si pjesa tjetër e tabletëve të rinj G Pad, 1280×800 pikselë.

Ky tablet ka procesorin Snapdragon 400 dhe ndërfaqen më të fundit Optimus UI të sistemit operativ Android 4.4.2 KitKat. Edhe pse është një pajisje me parametra mesatarë dhe rezolucion të ulët, LG ka përfshirë disa veçori që e bëjnë tabletin G Pad 10.1 të cilësohet si pajisje shumë e mirë.

Si fillim, aty ndodhet një pajisje me infra të kuqe që ju lejon të kontrolloni televizorin ose kutinë e shpërndarjes së informacionit. Në pjesën e pasme ka altoparlantë në të dy anët për të dëgjuar më mirë kur shihni një film ose luani lojëra. Ky tablet ka edhe një çmim shumë të lirë që e bën atë më të mirë se pajisjet e tjera. Tableti LG G Pad 10.1 kushton 250 dollarë.

Ai ka edhe veçorinë Knock Code, që iu mundëson përdoruesve të aktivizojnë ekranin dhe të vendosin një kod sigurie me vetëm një lëvizje, si dhe veçorinë QPair, që i lejon përdoruesit të lidhin tabletin me një telefon Android dhe të shohin telefonatat dhe mesazhet në tablet. Ky tablet peshon vetëm 523 gramë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat