Lenovo prezanton syzet e mençura

Teknologji

Lenovo prezanton syzet e mençura

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 18:13

Lenova ka prezantuar një prototip të syzeve të mençura që pritet të rivalizojnë Google Glass.

Kompania është duke shpresuar që me pajisjen e publikuar të shtunën të rivalizojë Googlen që tashmë ka zgjeruar tregun me syzet e suksesshme Google Glass.

Ndryshe nga Google, Lenovo në syzet e reja ofron një pako të ndarë të baterive që do të vendosen në qafën e përdoruesit, duke siguruar një fuqi më të madhe sesa Google Glass.

Firma kineze është duke shpresuar që të gjejë partnerë për t’i ndihmuar në promovimin e syzeve të mençura.

Më herët gjatë këtij viti, Lenovo ka raportuar se ka shënuar rekord në shitjen e kompjuterëve, telefonave të mençur dhe tabletëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat