Të dhënat më të reja për Xperia Z3

Teknologji

Të dhënat më të reja për Xperia Z3

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 16:12

Telefoni i mençur i Sonyt, Xperia Z3 është shfaqur në një fotografi të re përmes të cilës janë bërë të ditur edhe të dhënat e supozuara për pajisjen e re.

Evleaks ka publikuar foton të pajisjes me Android dhe duket se telefoni i mençur do të ketë një formë ndryshe nga paraardhësi i tij Xperia Z2.

Pajisja më e re e kompanisë thuhet se do të ketë një ekran prej 5-inçësh, por kamera e tij do të mbetet e njëjta me 20.7-megapixel.

Më parë ishte bërë e ditur se telefoni do të jetë i fuqizuar nga procesori Snapdragon 805 me 2.6 GHz dhe 3 gigabajt RAM si dhe do të lansohet edhe me një model më të vogël që do të quhet Xperia Z3 Compact.

Burimet e ndryshme kanë njoftuar se pajisja do të ketë një ekran me rezolucion 1080 pixels, derisa mediet kanë njoftuar se ekrani do të jetë Ultra-HD.

Kjo pajisje nga Sony pritet të publikohet në konferencën e telefonisë mobile që do të mbahet në Berlin gjatë muajit shtator.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat