Kompania britanike $8 mld për të krijuar Sky Europe

Teknologji

Kompania britanike $8 mld për të krijuar Sky Europe

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 09:14

Kompania britanike, BSkyB, ka pranuar të paguajë 4.9 miliardë paund ose 8.3 miliardë dollarë në “cash” për të blerë asetet televizionit me pagesë të Rupert Murdoch në Gjermani dhe Itali.

Me këtë marrëveshje, BSkyB synon të krijojnë një fuqi mediatike në Europë, në përgjigje të ngadaësimit të këtij tregu në vitet e fundit. BSkyB, në të cilën kompania 21st Century Fox e Murdoch është aksioneri kryesor, do të paguajë marrëveshjen duke përdorur “cash”, borxhe dhe aksione që përfaqësojnë rreth 10% të kapitalit të përdorur. Fox ka në pronësi 100% të aksioneve të Sky Italia, 57% të Sky Deutschland dhe 39% të BSkyB.

E përballur me kushtet më të vështira të tregut në historinë e saj 25-vjeçare, BSkyB ka vendosur se rritja e të ardhurave qendron në krijimin e gjigandi mediatik me pagesë në Europë. BSkyB deklaroi se do të paguajë 2.45 miliardë paund për Sky Italia dhe 2.9 miliardë paund për 57% të aksioneve që Fox zotëron tek Sky Deutschland për të krijuar një grup me rreth 20 milionë konsumatorë.

Pagesa për Sky Italia do të bëhet me para në dorë dhe me aksionet e BSkyB tek National Geographic Channel. Kompania 25-vjeçare është “ngritur” me synimin për të dominuar tregtun e televizionit me pagesë në Britaninë e Madhe, duke tërhequr më shumë se 10 milionë familje me programacionin e saj, duke përfshirë sportin, filmat apo spektaklet e ndryshëm. Me këtë transaksion, kompania shpreson të aplikojë këto njohuri edhe në Itali dhe Gjermani, ku televizioni me pagesë nuk është shumë popullor apo fitimprurës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat