Facebook e bën Zuckerbergun edhe më të pasur

Teknologji

Facebook e bën Zuckerbergun edhe më të pasur

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 22:10

Mark Zuckerberg tani është më i pasur se bashkë-themeluesit e Google Sergey Brin dhe Larry Page.
Shefi i Facebook ka shtuar një pasuri prej $1.6 miliardë në pasurinë e tij sot pasi që rrjeti më i madh social në botë ka arritur një rekord të ri.

Vala e madhe e aktivitetit në Facebook, platformave, aplikacioneve, reklamave dhe përdorimit, ka bërë që kompania e 30 vjeçarit tani të vlejë $33.3 miliardë, duke e lënë mbrapa Brin dhe Page, dhe gjithashtu edhe shefin ekzekutiv të Amazaon.com Jeff Bezos.

Zuckerberg tani është i 16-ti në listën e më të asurve në botë, kurse themeluesit e Google janë në të 17-in dhe 18-in.
Sipas analizave të financiarëve të Facebook, thuhet se Mark Zuckerberg së shpejti mund të bëhet njeriu më i pasur në planet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat