LG arrin një numër rekord të shitjeve prej 14.5 milionë smartfonëve në tremujorin e dytë

Teknologji

LG arrin një numër rekord të shitjeve prej 14.5 milionë smartfonëve në tremujorin e dytë

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 16:01

LG Electronics nga Koreja tha gjatë të mërkurës që njësia e saj mobile rezulton të jetë fitimprurëse në tremujorin e dytë teksa kompania shiti një rekord të numrit të smartfonëve prej 14.5 milionë të tillë.

Kjo shifër është një rritje me 20 për qind vit-për-vit dhe 17 për qind nga tremujori paraprak. Shitjet ishin në vlerën prej 3.62 trilionë uonë koreanë (3.51 miliardë dollarë), që është niveli më i lartë që nga tremujori i parë i vitit 2010, ndërsa arriti një përfitim operativ prej 83.4 milionë dollarësh, duke përfunduar kështu tre tremujorë rresht me humbje.

Kompania ia vuri meritat për këtë shitjeve të fuqishme fillestare të telefonit të vet G3 dhe shënoi që telefonët me mundësi LTE kanë llogaritur një të tretën e shitjeve këtë vit. Kompania tha që planifikon të vazhdojë lëshimin e G3-shit në mbarë botën dhe ta bëjë shtimin e variacioneve, duke përfshirë edhe G3 Beat-in që është lëshuar së fundi. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat