Xiaomi prezanton rripin inteligjent të dorës Mi Band

Teknologji

Xiaomi prezanton rripin inteligjent të dorës Mi Band

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 15:59

Kompania kineze Xiaomi këtë herë ka vendosur t`i bashkohet botës së shëndetit dhe fitness-it me produketin e saj më të ri në treg, rripin Mi Band. Ky rrip është pajisja e parë me veshje e kompanisë.

Mi Band përmban sensorë, të cilat kanë si funksion bazë monitorimin e rrahjeve të zemrës dhe mbarëvajtjes së funksioneve trupore gjatë një aktiviteti fizik. Shefi ekzekutiv i kompanisë Xiaomi, Lei Jun, prezantoi gjatë një eventi të organizuar nga kompania, rripin Mi Band, dhe tha se kjo pajisje vjen me disa veçori interesante. Rripi Mi Band ka marrë certifikimin IP67, që do të thotë se është rezistent ndaj ujit, dhe bateria e tij mund të zgjasë për 30 ditë.

Tjetër veçori e këtij rripi është se ai mund të shërbejë si një çelës për telefonin tuaj inteligjent, Xiaomi. Ju do të mund të përdorni telefonin tuaj pa nevojën e fjalëkalimit, pasi rripi Mi Band do të shërbejë edhe si një mjet që ju identifikon.

Kompania Xiaomi ka plane madhore për rripin Mi Band. Shefi ekzekutiv, Lei Jun njoftoi se rripit në të ardhmen do t`i shtohen edhe funksione të reja të cilat do ta kthejnë atë në mjet identifikimi personal. Ju mund ta gjeni në treg Mi Band për një çmim prej 13 dollarë. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat