Netflix 'kërcënon' tregun mediatik gjerman

Teknologji

Netflix 'kërcënon' tregun mediatik gjerman

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 11:11

Shërmbimi streaming i videove Netflix do të jetë e aksesueshme edhe nga publiku gjerman që prej shtatorit. Kjo nuk është një suprizë, por pritet të trondisë tregun gjerman të vidoeve streaming dhe atë të televizionit.

Ku ka humbur videoteka „e vjeter e mirë“, që më parë e gjeje në çdo lagje në Gjermani? Përgjigja është e thjeshtë: Atë e gjen në Internet. Por atje fjalën nuk e ka pronari i videotekës, por një ofrues i madh. Kompania amerikane Netflix shkon një hap më tej.
Një problem për ofruesit e stabilizuar gjermanë? "Ardhja e Netflix në Gjermani do të sjellë pështjellim në Gjermani", thotë Nico Jurran, redaktor i revistës së kompjuterafve c't. "Natyrisht që firmat të cilat ofrojnë të njëjtin shërbim janë të stresuara. Sepse e dinë, që në Gjermani nuk vjen thjesht një pioner, por ofruesi më i madh në botë i videove streaming."

Me modelin e së ardhmes streaming mund të llogariten lehtë fitimet
Videostreaming është duke shënuar rritje. Kjo mundësi e të parit të videove është duke u përdorur prej pak vitesh, por ka shumë përdorues. Klientët mund të shikojnë një katalog filmash online dhe mund ta shikojnë menjëherë. Përmbajtjet janë të aksesueshme nga një kompjuter, smartphone apo tabletë ose Smart-TV, por që sigurisht duhet të jenë të lidhura në Internet. Filmat nuk mund të shkarkohen, të ruhen diku në pajisje dhe të shikohen më vonë. Shërbimi streaming funksionon për aq kohë sa keni paguar abonimin.
Nga pikëpamja e kompanive modeli i abonimeve ka një avantazh të madh: në një kohë që ka arritur një numër të madh kilentësh, mund të llogarisë më mirë edhe të ardhurat. Në kontrast kjo me abonimet tradicionale në videotekat që kanë mbetur. Kur vjen një flim popullor, të preferuar janë të ashtuqujturit "Blockbuster" nga Hollywood-i, fitimet mund të rriten shumë. Në muaj të tjerë pa filma të tillë, fitimet bien.

Netflix, pioner i prodhimeve vetjake

Në këtë mënyrë ofruesit e streaming janë më pak të pavarur nga filmat dhe producentët televizivë. Dhe tani Netflix është një shembull, që kompanitë e këtij modeli mund të perfeksionohen akoma më shumë. Prej disa kohësh Netflix ka filluar të prodhojë seritë e saj. Përshembull si "House of Cards" dhe "Orange is the New Black" kanë një shikueshmëri mjaft të lartë. "Netflix është shumë e suksesshme. Sëfundmi ata janë nominuar për 31 çmime Emmy për seritë dhe dokumentarët e tyre. Atje nuk arrijnë shumë prodhues mediatikë ", thotë redaktori i c't Nico Jurran.

Idea e prodhimit të vetjak të serive ka prekur edhe firma të tjera. Hapat e parë për një gjë të tillë janë ndërmarrë edhe në Gjermani nga drejtuesi i Watchever Stefan Schulz. Ky i fundit në një intervistë për "Frankfurter Allgemeinen Zeitung" deklaroi se ka nënshkruar një kontratë më një ‚studio prodhimi lider në Gjermani‘.

Brezi i Youtube përshtatet më shpejt me shërbimet streaming

Në të njëjtën kohë ky zhvillim nuk do të thotë se Netflix do të konkurojë vetëm ofruesit e stabilizuar si Maxdome, Watchever apo Amazon Instant Video, por edhe kanalet tradicionalë televizivë dhe kompani të tjera mediatike. "Nëse keni një orë të lirë, ju mund të lexoni një libër, të ndiqni një program në televizion apo të përdorni një platformë video streaming", thotë Nico Jurran. Sipas tij Netflix shikon kudo konkurencë.

Ndikimi tek televizoni tradicional do të varet më shumë nga brezat mendon Jurran. "Prindërve të mij nuk do tu shkonte në mendie të shikonin një film në Netflix, por brezat e rinj, të cilët janë rritur me Youtube po", thotë Nico Jurran.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat