Washington, korsia e parë e rrugës për përdoruesit e smartphone

Teknologji

Washington, korsia e parë e rrugës për përdoruesit e smartphone

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 00:39

Të lexosh mesazhe, të shkruash email-e, të lundrosh në internet, duke ecur në një rrugë të përcaktuar vetëm për përdoruesit e celularëve.

Për momentin, kjo është e mundshme në Washington, ku një korsi në “18-th Street Nortwest” i është dedikuar pikërisht përdoruesve të smartphone-ve, të cilët edhe gjatë kohës që ecin në këmbë nuk e ndajnë për asnjë moment dhe e kanë domosdoshmëri.

Rruga është e ndarë në dy korsi, ku lejohet dhe nuk lejohet përdorimi i celularëve. Në këtë korsi janë vendosur edhe shigjeta, që tregojnë drejtimin që duhet të ndjekin individët, duke pasur parasysh që përdoruesit e telefonave zakonisht mbajnë edhe kokën ulur, dhe kjo mënyrë orienton ecjen e tyre.

Por, edhe kjo ka një truk të sajin, sepse nuk është një korsi e krijuar nga institucionet përkatëse të qytetit, por është një eksperiment i “National Geographic”, që po përgatitet për seritë e ardhshme televizive dedikuar sjelljes njerëzore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat