Xiaomi prezanton Mi 4, telefonin më të shpejtë në botë

Teknologji

Xiaomi prezanton Mi 4, telefonin më të shpejtë në botë

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 11:26

Xiaomi, kompania e cila ndryshe njihet edhe si Apple nga Kina, e ka prezantuar modelin e saj më të ri të telefonit, përkatësisht modelin e saj kryesor Xiaomi Mi 4, në një ngjarje masive në Pekin.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Lei Jun e ka prezantuar gjeneratën e re të telefonit, Xiaomi Mi 4, pajisjen mobile e cila në fokus primar e ka dizajnin, si dhe kornizën e metaltë dhe këndet e rrumbullakëta, të ngjashme me ato të iPhone 5s.

Xiaomi Mi 4 sjell ekranin super të ndritshëm me diagonalen prej 5-inç në 1080p, procesorin quad-core Qualcomm Snapdragon 801 me 2.5GHz dhe 3GB RAM. Kompania inovative kineze thotë se Mi 4 është telefoni më i shpejtë i mençur në botë për momentin, dhe sipas performancave të dhëna, mbase edhe mund të llogaritet si i tillë.

Bateria e telefonit vjen me 3080mAh, e cila mund të jetojë deri në 2 ditë e gjysmë, sipas Xiaomit, apo më shumë se çdo telefon tjetër me ekranin prej 5 inç. Mi 4 gjithashtu mbështet mbushjen e shpejtë, apo më shumë se 60% në më pak se 30 minuta.

Kamera e pasme e Mi 4 vjen me 13 mega-piksel dhe rezolucion të lartë, ndërsa kamera e përparme e telefonit sjell 8 mega-piksel me sensorin e Sony-të në pjesën e përparme. Mi 4 vjen në dy versione të memories: njëri ofron 16GB memorie të brendshme, ndërsa tjetri sjell 64GB,

Xiaomi Mi 4 sjell edhe një tjetër befasi të këndshme, çmimin prej 320 dollarë për versionin me 16GB dhe 400 për 64GB memorie të brendshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat