iPhone 6 në shitje për $160

Teknologji

iPhone 6 në shitje për $160

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 10:12

Goophone, një kompani kineze për celularë që është e njohur për krijimin e celularëve të markave të njohur por fals, ka dalur me krijimin e ri.
Celulari i ri është i6, një imitim i celularit ende të pa zbuluar iPhone 6, që do të dalë në shitje online më 1 gusht.

I dizajnuar bazuar në imazhet dhe videot e shfaqura nëpër internet, celulari i6 kushton vetëm $160 për modelin 16GB.

Klientët duhet ta dinë se celulari i6 ka një procesor ndryshe nga iPhone dhe vjen i pajisur me sistemin Android në vend të iOS. Ka vetëm 1.4GHz shpejtësi në procesor, më i ulët se shpejtësia 2GHz e ofruar në modelin i5S të Goophone, i cili është poashtu një imitim i iPhone 5S.

Si në të kaluarën edhe sot, Goophone ka krijuar një sërë celularësh imitues si Samsung Galaxy S5 ashtu edhe të tjerë. Përderisa kjo kompani i ka të drejtat për ta bërë këtë, autoritetet kineze nuk po bëjnë asgjë për ta ndaluar këtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat