Kompania Microsoft do të ndryshojë dizajnet e produkteve të saj në të ardhmen

Teknologji

Kompania Microsoft do të ndryshojë dizajnet e produkteve të saj në të ardhmen

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 21:39

Kompania Microsoft, kohët e fundit, po vë theksin më shumë se kurrë në perfeksionimin e paraqitjes së produkteve të saj, për t’i bërësa më konkurruese në treg duke konkurruar me produktet e rivalëve Apple, Google dhe Amazon dhe duke krijuar pajisje harduerë më inovative.

Microsoft po mundohet të bëjë pajisjet më tërheqëse, joshëse dhe të dëshiruara. Katër vitet e fundit kjo kompani ka dyfishuar numrin e dizenjuesve në 1400 persona. Ata kanë profile të ndryshme si filma bërës, ushqime (dizenjues paketimi) dhe veshje bërës. Krahasuar me 64 000 inxhinierë të cilët përbëjnë gjysmën e forcës punëtore të kompanisë, dizenjuesit tani po i japin formë të gjitha produkteve dhe po krijojnë një pozicion të rëndësishëm në kompani.

Zëvendës presidenti i Microsoft-it, Joe Belfiore, shprehet se më parë inxhinierët merreshin deri edhe me dizenjimin e ikonave, por tani ka njerëz të dedikuar. Nuk është sekret që Apple është kompania me dizajnet më të hijshme, të rehatshme dhe të lehta për tu përdorur dhe Microsoft dëshiron tani të krijojë produkte me të njëjtën cilësi. Dizenjuesit sot përfshihen në proces që në fazat e para të produktit, duke ndjekur çdo fazë të zhvillimit të tij.

Filozofia moderne e dizajneve të Miscrosoft-it është minimaliste dhe i përket lëvizjes Bauhaus që thekson funksionin nëpërmjet ornamenteve. Steve Kaneko, një menaxher dizajni shprehet se ka ardhur koha që Microsoft t’i kushtojë vëmendje jo vetëm dizenjimit të produkteve në mënyrë që të funksionojnë mirë në platforma të ndryshme, por tani ka ardhur koha që produktet të kenë një pamje më të këndshme, ky mund të ishte një ndër avantazhet konkurruese të kompanisë. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat