Facebook sjell edhe butonin “Ruaj” (Video)

Teknologji

Facebook sjell edhe butonin “Ruaj” (Video)

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 18:25

Facebook po punon në një buton të ri, që do t’u mundësojë përdoruesve të ruajnë një përmbajtje ashtu që të mund ta lexojnë më vonë në një kohë kur ata munden.

Me një mori të postimeve nga miqtë dhe faqet, “Ruaj” është mundësi e re që lejon përdoruesit të ruajnë ato postime, që ju interesojnë më shumë që t’i shikojnë kur të kenë kohë më shumë.

“Ruaj” punon vetëm kur përdoruesit janë të lidhur me internet dhe jo që ta ruajnë atë dhe ta lexojnë kur nuk janë të lidhur me internet.

Të gjitha postimet e ruajtura mund të organizohen në kategori të ndryshme dhe do të kenë hapësirë të veçantë në Facebook.

Po ashtu është e mundshme që të shpërndahen pjesët e ruajtura me miqtë tuaj.

“Ruaj” do të jetë i gatshëm gjatë ditëve në vijim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat