Quorcirca shpalli kompaninë Xerox si lideri i tregut botëror në printim

Teknologji

Quorcirca shpalli kompaninë Xerox si lideri i tregut botëror në printim

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 17:46

Xerox ka mbajtur pozitë udhëheqëse për shërbime të menaxhimit të printimit (managed print services / MPS) në nivel botëror për të pestin vit radhazi, sipas raportit më të ri të grupit analitik Quocirca.

Si një kompani udhëheqëse botërore për procese biznesore dhe menaxhim të dokumenteve, Xerox ndihmon ndërmarrjet ta optimizojnë infrastrukturën e printimit për ndihmuar në rritjen e të ardhurave, dhe uljen e shpenzimeve dhe për ta krijuar rrjedhjen e punës më efikase.

Raporti thotë se Xerox e ka mbajtur pozitën udhëheqëse në treg konkurrues, për shkak të përparësive të ndryshme, duke përfshirë zhvillim të vazhdueshëm dhe investime në zhvillimin e portofolios së MPS, si edhe ofrimin e shërbimeve të ndryshme duke u nisur nga shërbimet për printim në zyre dhe printim të vazhdueshëm deri tek shërbimet e IT’së dhe proceseve biznesore.

“Xeroxi ka një traditë të gjatë në tregun e MPS”, ka thënë Louella Fernandes nga Quorcirca. “Forcimi i portofolios së tyre të softuerëve, posaçërisht të platformës ConnectKey® dhe rrjedhjes së punës të automatizuar, duhet t′i kontribuoj zhvillimit të sinergjisë midis menaxhimit të tyre të përmajtjeve dhe ofrimit të MPS. ”
Raporti i cili ofron një vlerësim të pavarur të ofruesve të shërbimeve tregon një treg i cili zhvillohet përtej shërbimeve të MPS, siç janë konsolidimi i pajisjeve drejt përmirësimit të efikasitetit të biznesit.

“Rritja kontinuele e sasisë së informatave me të cilat kompanitë punojnë, në formën e letrës si dhe në formën elektronike, shton edhe rritjen e sfidave për menaxhimin e tyre”, tha Don Dixon, nënkryetari i lartë i Global Document Outsourcing nga Xerox. “Raporti i kompanisë Quorcirca njeh aftësinë tonë të mundësojmë një përmirësim të efektivitetit përmes shërbimeve të reja. Përmirësimet tona i ndihmojnë kompanive të të gjitha madhësive të i menaxhojnë informatat në mënyrë më efikase për të mundur të koncentrohen në punën e tyre kryesore. ”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat