Cortana do të kontrollojë së shpejti shtëpinë tuaj (Video)

Teknologji

Cortana do të kontrollojë së shpejti shtëpinë tuaj (Video)

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 12:51

Cortana është një çelës kyç i kompanisë Microsoft për të bërë Windows-in sistemin operativ më personal në planet. Me debutimin në platformën Windows Phone 8.1, Cortana ka shtuar menjëherë veçori të reja që nga momenti që është prezantuar.

Një nga aspektet më të mira të Cortana-së, është se palët e treta mund të lidhen me asistentin virtual për të krijuar eksperiencat më unike për përdoruesit e Windows Phone. Një nga zhvilluesit e parë që do të integrojë asistentin virtual Cortana në produktet e tij është Insteon.

Kompania Insteon krijon produkte që ju lejojnë të kontrolloni pajisjet shtëpiake, si të ndizni dhe fikni llambat ose pajisje të tjera elektrike. Këto pajisje mund të kontrollohen nëpërmjet telefonit inteligjent.

Duke filluar nga fundi i vitit, Insteon do të realizojë një aplikacion të ri që do të lejojë asistentin digjital Cortana të kontrollojë shtëpinë tuaj. Nëpërmjet asistentit digjital Cortana përdoruesit mund të monitorojnë shtëpitë e tyre edhe kur janë me pushime ose në një udhëtim biznesi, thjesht duke i kërkuar Cortana-së që të kontrollojë nëse janë mbyllur të gjitha dyert ose dritaret.

Ata gjithashtu mund të udhëzojnë termostatin të ul temperaturën në orën 6 të pasdites për t’u siguruar që shtëpia është mjaftueshëm e freskët kur të kthehen nga puna; Cortana do të mësojë zakonet e tyre dhe do t’i pyesë automatikisht nëse duan të ndezin kondicionerin. Edhe zhvillues të tjerë do të integrojnë së shpejti asistentin virtual Cortana në pajisjet e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat