Buick fillon prodhimin e modelit Envision

Teknologji

Buick fillon prodhimin e modelit Envision

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 08:36

Buick ka filluar prodhimin e krosoverit Envision, i cili sipas gjitha gjasave do të jetë i dedikuar vetëm për tregun kinez. Qysh në prill të vitit 2011 në panairin e Shangait, kemi pasur rastin të shohim konceptin e Buick Envision dhe tani duket se ka filluar edhe prodhimi serik i tij i cili do të prezantohet dhe shitet vetëm në Kinë.

I bazuar në mes modeleve Encore dhe Enclave, Buick Envision është një krosver i madhësisë së mesme me dimensione prej 4667 mm gjatësi, 1804 gjerësi dhe 1659 lartësi, derisa distanca nga rrotat e para prej atyre të pasme është 2750 mm. Edhe pse asgjë nuk ka të konfirmuar zyrtarisht nga Buick, besohet se Envision do të funksionoi në një platformë krejtësisht të re e cila është e pajisur me sistemin stop/start dhe me një motor me 2.0 litra turbocharge me katër cilindra me benzinë që prodhon në total plotë 260 kuaj fuqi.

Por aty është edhe transmisioni automatik që bart fuqinë në të katër rrotat falë sistemit AWD. Ndërkaq në kabinë do të jetë edhe një monitor tetë inç i ndjeshëm në prekje i lidhur me sistemin IntelliLink.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat