Njihuni me teknikën që ndjek produktivitetin e angazhimeve tuaja

Teknologji

Njihuni me teknikën që ndjek produktivitetin e angazhimeve tuaja

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 00:22

Studim: Ekzistojnë rreth 1 milionë aplikacione të rreme që mund të rrezikojnë smartfonin tuaj Studim: Ekzistojnë rreth 1 milionë aplikacione të rreme që mund të rrezikojnë smartfonin tuaj.

Përditësohet Shazam, tani mund të dëgjoni këngën e plotë brenda aplikacionit Përditësohet Shazam, tani mund të dëgjoni këngën e plotë brenda aplikacionit
Aplikacionin Climatology informon përdoruesit për kushtet atmosferike Aplikacionin Climatology informon përdoruesit për kushtet atmosferike.
Dërgoni mesazhe të sigurta online me aplikacionin fuseMe Dërgoni mesazhe të sigurta online me aplikacionin fuseMe
Aplikacioni iTranslate vjen për Mac për 4.99 $, mbështet edhe gjuhën shqipe Aplikacioni iTranslate vjen për Mac për 4.99 $, mbështet edhe gjuhën shqipe.

Ueb/Android/iOS: Teknika Pomodoro është një metodë mjaft e përshtatshme e produktivitetit, ku ju kërkohet të punoni në periudha të shkurta, por të përqendruara me pushime të shkurta mes tyre. Pomodoto kombinon këtë teknikë me një listë të gjërave që duhet të bëhen që është në dispozicion në të gjitha pajisjet e juaja dhe po ashtu ndjek produktivitetin tuaj të përgjithshëm.

Ka shumë aplikacione që janë në dispozicion që e përdorin këtë teknikë. Ajo që e bën të veçantë Pomotodo është që mund të përdoret në disa platforma dhe është pa pagesë. Ju mund të formoni një listë të gjërave që doni t’i bëni në telefonin tuaj dhe më pas kur jeni në kompjuterin tuaj, ta filloni matësin e kohës dhe t’i bini vizë punës që e keni kryer. Lista sinkronizohet, ndonëse matësi i kohës nuk e bën këtë gjë. Po ashtu, kufiri kohor që Pomodoro e ka prej 25 minutave është i fiksuar dhe nuk mund të ndryshohet.

Pomotodo po ashtu përcjell se sa gjëra keni kryer dhe sa kohë ju është dashur që t’i bëni ato dhe ju ofron grafikë mujor për punon tuaj. Ju po ashtu mund ta shihni numrin e përgjithshëm të “pomodoro-ve” për çfarëdo dite, mesataren tuaj ditore, përparimin tuaj mujor, ditën tuaj më të mirë të punës dhe kohën tuaj më produktive gjatë ditës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat