Një njësi policore në Britani po përdor Snapchat për tu lidhur me individë të moshave të reja

Teknologji

Një njësi policore në Britani po përdor Snapchat për tu lidhur me individë të moshave të reja

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 00:13

Forcat e Policisë lokale dhe kombëtare në të gjithë botën po përdorin rrjetet sociale me shkallë të ndryshme suksesi nga një vend në tjetrin. Por një njësi Policie lokale në Britani ka përzgjedhur një rrjet social jo shumë të njohur për tu angazhuar më mirë me publikun.

Teksa Twitter, Facebook, Flickr dhe Instagram janë përdorur kohë më parë si platformat publike transmetimi nga shumë autoritete, Snapchat tashmë është shfaqur si një tjetër alternativë e pazakontë.

Policia West Midlands në Mbretërinë e Bashkuar thotë se është njësia e parë në botë që i bashkohet Snapchat dhe teksa ky pretendim është paksa i vështirë për tu verifikuar, padyshim që është e pazakontë të shikoni një forcë policie të reklamojë vetveten në një rrjet social.

“Në tashmë kemi një ndjekje masive dhe mesazhet që vijnë tek ne kalojnë numrin gjysmë milionë në ditë”, shpjegon Keily Gartland nga departamenti i komunikimit për policinë West Midlands.

“Qëllimi i kësaj pune është ndërlidhja me njerëz të moshave të reja duke i ndihmuar ata të ndihen sikur kanë një lidhje të afërt me policinë lokale. Gjithësesi Forca Policore West Midlands u kujton ndjekësve të saj të mos përdorin rrjetet sociale për të raportuar krimet sepse për këtë është në dispozicion numri 999.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat