Chrome për Windows merr një përditësim të ri

Teknologji

Chrome për Windows merr një përditësim të ri

Më: 20 korrik 2014 Në ora: 20:30

Google Chrome i cili aktualisht është në versionin e 36 të përditësimit, ka marrur një përditësim të ri për Windows ku ka përmirësuar shkrimin dhe është i gatshëm për shkarkim.

Përditësimi i ri do të thotë se Chrome tani mund të mbështetë sistemet tekst-shkruese API të Windows dhe DirectWrite. API zëvendëson Ndërlidhjet Grafike të Pajisjeve (GDI), që ishte ndërtuar për herë të parë në vitin 1980.

Ky përditësim do të thotë se përdoruesit e Chrome në Windows tani do të kenë një pamje më të pastër të shkrimit dhe shkrime më të qarta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat