Testimi i mjeteve ajrore pa pilot

Teknologji

Testimi i mjeteve ajrore pa pilot

Më: 20 korrik 2014 Në ora: 20:05

Një qytet studentësh në jugperëndim të Virxhinias është një prej gjashtë vendeve të zgjedhura nga Administrata Federale e Aviacionit për të testuar mjetet ajrore pa pilot. Studiuesit po dërgojnë gjetjet e tyre tek Administrata Federale e Aviacionit ndërkohë që agjencia po harton një rregullore kombëtare për mjetet ajrore pa pilot. Korrespondetja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti ishte në Bakcksburg në shtetit Virxhinia për të na sjellë materialin në vazhdim.

Kjo është pamja nga kamera e avionit pa pilot që ngjitet në qiellin e Virxhinias. Ka vite që Universiteti Viginia Tech i përdor këto mjete me telekomandë. Por tani, janë hulumtuesit që do t’i studiojnë këto mjete. Administrata Federale e Aviacionit ka ndaluar pjesën dërmuese të mjeteve ajrore komerciale deri sa të nxjerrë rregulloren për ndarjen e korridoreve ajrore me linjat ajrore. Ky është një nga gjashtë objektet në mbarë Amerikën nga ku agjencia po mbledh të dhëna për rregulloren.

Rose Mooney është drejtore ekzekutive e testimit për shtetet Virginia, New Jersey, dhe Maryland.

“Do të dëshiroja të testoja një avion të madh pa pilot që nuk ka fluturuar në qiejt e vendit, që t'i tregojmë agjencisë se edhe avionë të mëdhenj mund të funksionojnë pa pilot.”

Në këtë avion me telekomandë është instaluar një sensor, që përdoret në avionët e zakonshëm. Paisja do të rregjistrojë shpejtësinë e ajrit dhe lartësinë. Informacioni dërgohet tek një kompjuter që analizon stabilitetin e mjetit. Dhe të gjitha gjetjet do t’i kalohen agjencisë rregullarore për të vlerësuar nëse ky lloj mjeti lejohet të fluturojë në qiejt amerikanë.

Kjo është një paisje tjetër që agjencia rregullatore mund të vlerësojë për të garantuar siguri më të madhe. Një pilot në tokë përdor këto syze dhe shikon sikur të ishte në bordin e aeroplanit.

Në këtë mënyrë, pilotët nga toka mund të drejtojnë më mirë dhe të shmangin pengesat. Me daljen e rregullores, mundësia e përdorimit të këtyre mjeteve është e pafund.

Studiuesi Justin Stiltner thotë se ata mund të përdoren për punë të rrezikshme, si futja në një zonë me radiacion, me stuhi apo thjesht mbi një fushë me misër. Profesori Craig Woosley thotë se përdorimi në fermë është pjesë kryesore e studimit.

“Po mundohemi të ushqejmë botën ndaj duhet punë më e mirë në bujqësi duhet përmirësuar rendimenti dhe kjo kërkon përfshirje më të madhe të teknologjisë.”

Zonja Rose Mooney mendon se integrimi i mjeteve ajrore me telekomandë është një hap i madh që nga dalja e motorëve reaktivë. Por kjo industri është e paralizuar deri në daljen e rregullores, e cila pritet nga fundi i vitit që vjen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat