Punonjësit e Samsung-ut kthejnë 2.9 milionë dollarë për perfomancën e dobët

Teknologji

Punonjësit e Samsung-ut kthejnë 2.9 milionë dollarë për perfomancën e dobët

Më: 20 korrik 2014 Në ora: 19:55

Profitet e Samsung-ut po bien shumë në krahasim me pritshmërinë e lartë që kompania ka pasur dikur me telefonat inteligjentë, të cilat kanë qenë shumë popullor dhe shumë të pëlqyer për konsumatorët. Kjo ka bërë që edhe punonjësit e kompanisë të ndjejnë presionin e shkaktuar nga mossuksesi i kompanisë.

Sipas Reuters, afro 200 menaxherë nga divizioni mobil i Samsung-ut kanë rikthyer një të katërtën e shpërblimit që ata kanë marrë së fundmi, me qëllim që të tregojnë se e pranojnë përgjegjësinë që ata kanë nga performanca jo e mirë e kompanisë, dhe se do të punojnë shumë për të rikthyer kompaninë aty ku ka qenë. Vlera e shpërblimeve të rikthyera arrin në mbi 2.92 milionë dollarë.

Në tremujorin e parë të vitit 2014, Samsung raportoi një profit prej 8.23 miliardë dollarësh. Është një rënie shumë e dukshme krahasuar me një vit më parë, ku kompania raportoi një profit prej 8.40 miliardë dollarë, dhe kjo rënie pritet të përsëritet edhe në tremujorin e dytë. Vitin e kaluar, Samsung fitoi rreth 8.5 miliardë dollarë, ndërsa këtë vit shpreson që në tremujorin e dytë të fitojë rreth 8.49 miliardë dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat