YouTube për iOS tani përfshin lista me video që përgatiten automatikisht

Teknologji

YouTube për iOS tani përfshin lista me video që përgatiten automatikisht

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 23:40

Google ka shtuar veçorinë YouTube Mix për lista me video që përgatiten automatikisht për aplikacionin e vet për iOS. Për të qenë më të qartë, veçoria nuk është risi për aplikacionin, por është një lëshim i heshtur, që është vërejtur së fundi, që ka mbetur i pa lajmëruar që nga lëshimi.

YouTube Mix së pari u lëshua për desktop në prill të vitit 2013. Më herët gjatë këtij viti, ai u paraqit edhe në aplikacionin për Android. Veçoria përgatit 50 video fillestare për përmbajtjen që jeni duke e parë dhe merr edhe 50 video të tjera që mund të ju duhet që t’i shihni.

Pasi sasia e videove në YouTube është rritur jashtëzakonisht shumë, zbulimi i përmbajtjes ka qenë një vështirësi e madhe. Një numër i nismave, si Pluto.tv dhe Qplay, po ashtu kanë bërë përpjekje për t’iu dhënë videove në internet një ndjenjë për lëshim të vazhdueshëm të cilin mund ta merrni gjatë shikimit të televizorit. YouTube Mix është përpjekja e vetë Google për ta ri-përgatitur atë veprimtari të shikimit dhe tani mund ta merrni edhe në iOS. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat