Dell fillon të pranojë monedhën Bitcoin për blerjet online

Teknologji

Dell fillon të pranojë monedhën Bitcoin për blerjet online

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 23:19

Dell ka njoftuar se ka filluar të pranojë monedhën dixhitale Bitcoin për të gjitha produktet të disponueshme në uebfaqen Dell.com (përfshi edhe produktet Alienware). Kompania thotë se po pranon monedhën dixhitale për konsumatorët dhe bizneset e vogla në SHBA dhe nëse ky testim shkon mbarë atëherë ky opsion do të jetë i disponueshëm globalisht.

Dell së bashku me ofruesin e Bitcoin, Coinbase, do të ofrojnë këtë metodë të re pagesash në Dell.com. Dell arriti të shtonte mbështetjen për Bitcoin në vetëm 14 ditë në uebfaqen Dell.com, ndërsa Coinbase deklaroi se Dell është “kompania e-commerce më e madhe me shitje afro 60 miliard dollar produkte që ka pranuar monedhën Bitcoin”.

Për ata që nuk e dinë Bitcoin është një monedhë dixhitale e decentralizuar e cila aktualisht është përdorur si një alternativë krahas monedhës së zakonshme. Ngaqë nuk ka një bankë qendrore që e “shtyp” këtë monedhë ndryshe nga kartat e kreditit dhe PayPal, nuk është nën një autoritet të vetëm dhe mund të përdoret në të gjitha shtetet.

Për të celebruar këtë lëvizje të re, Dell po ofron një promocion për përdoruesit ku ata që blejnë një sistem Alienware do të paguajnë 10 % më pak të vlerës së tij nëse blejnë përmes Bitcoin. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat