iPhone 6 gati të prodhohet në masë

Teknologji

iPhone 6 gati të prodhohet në masë

Më: 18 korrik 2014 Në ora: 18:42

Prodhimi në masë i iPhone-it të ardhshëm të Apple pritet të fillojë së shpejti, të paktën kjo thuhet në disa informacione që vijnë nga Azia. Reuters raporton që Hon Hai Precision Industry do të përgatis linjat e grumbullimit dhe do të fillojë prodhimin e iPhone 6 gjatë javës së tretë të korrikut, që është kjo javë. Kjo sipas Economic Daily News të Tajvanit, ndonëse nuk citonte ndonjë burim. Sidoqoftë, kjo lidhet me informacionet që kanë qarkulluar më parë nga Bloomberg që korriku është muaji në të cilin do të fillojë prodhimi i pajisjes.

Sipas EDN-së, versioni phablet prej 5.5 inç i iPhone-it të ardhshëm nuk do të fillojë të prodhohet deri në javën e dytë të muajit gusht, që sërish lidhet me muajin ose shtyrjen për të cilën kemi dëgjuar më parë. Spekulimet kanë treguar që shtyrja është duke u shkaktuar nga vështirësitë nga prodhuesi i ekraneve më të mëdha.

Reuters po ashtu shënon që është një kërkesë madhore për t’u angazhuar në prodhimin e sasisë së mjaftueshme të iPhone 6, ku Hon Hai planifikon të marrë 100 mijë punëtorë shtesë dhe Pegatron dëshiron të marrë 10 mijë punonjës më tepër. iPhone 6 pritet të lëshohet më 19 shtator dhe do të vijë me një paraqitje prej 1,704 x 960 piksellë, me NFC në të dhe me mundësi për mbushje pa kabllo, së bashku me një kamerë prej 13 megapiskellësh, siç thuhet në informacionet që janë përhapur së fundi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat