Facebook-ut i shtohet edhe tasti ”bli”

Teknologji

Facebook-ut i shtohet edhe tasti ”bli”

Më: 18 korrik 2014 Në ora: 16:56

Blerjet online nga Facebook-u me anë të një klikimi të thjeshtë për reklamimin e një produkti. Ky është lajmi i fundit që rrjeti social është duke punuar.

Operatorët e këtij rrjeti do të shtojnë edhe opsionin ”bli” në blog, të shoqëruar me listën e kompanive. Në praktikë, hapësirat reklamuese blihen në Facebook, si një kanal i drejtpërdrejtë i shitjes.

Duke klikuar në opsionin “bli” nga kompjuteri ose telefoni celular, përdoruesi mund të blejë nga adresa pa u larguar nga rrjetet sociale.

”Pagesa do të jetë plotësisht e garantuar”, siguron gjiganti i rrjeteve sociale. Por, për momentin nuk ka asnjë informacion mbi përdoruesit e kartës së kreditit në Facebook.

Eksperimentimet e Facebook-ut deri tani janë kufizuar te kompanitë e vogla dhe të mesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat